Flash News

KRYESORE

Njëra humbi gishtat e dorës, tjetri dëgjimin; Rama viziton efektivët e plagosur në spitalin e Traumës, por jo banorët

Njëra humbi gishtat e dorës, tjetri dëgjimin; Rama viziton

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Spitalin e Traumës për të vizituar dy efektivët që mbetën të plagosur ditën e sotme në protestën përballë Kryeminstrisë.

Nga përplasja e një kapsolleje, efektivja e policisë humbi gishtat e dorës, ndërsa një tjetër efektiv humbi dëgjimin. Të plagosur  raportohet se kanë mbetur 12 punonjës policie dhe 3 protestues, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Ushtarak.

Megjithatë kryeministri Rama nuk ka vizituar banorët e plagosur, por vetëm efektivët, edhe pse shkak i përplasjes mes tyre u bë vendimi i qeverisë për zgjerimin e Unazës.

Kujtojmë që banorët e “Unazës së Re” po protestojnë pasi kërkojnë dëmshpërblim të plotë nëse banesat e tyre do të shemben nga projekti i Unazës së Madhe.

Të fundit