Flash News

KRYESORE

“Njerëz që njoh dhe të afërm më janë prekur nga virusi”, Soni Malaj flet për ndalimin e muzikës: Pse jam pro këtij vendimi

“Njerëz që njoh dhe të afërm më janë prekur

Këngëtarja e njohur Soni Malaj e ka cilësuar absurde grumbullimin e njerëzve gjatë koncerteve verore të mbajtura në oraret e drekës, kryesisht në plazhe, pasi qeveria ndaloi me ligj muzikën live pas orës 20.00.

Në një intervistë në abc neës, Malaj tha se i ka refuzuar ofertat këtë verë, pasi ka patur njerëz të afërm të prekur me covid-19.

“Kam pasur oferta për të kënduar, nuk është më çështje lekësh. Njerëz që unë njoh, të afërm janë prekur nga virusi. Grumbullimet gjatë verës nuk duheshin bërë as në 2 as në 4. Që kur ndodhi pandemia jam shumë e kujdesshme”, u shpreh këngëtarja.

Kujtojmë se deri tani kanë humbur jetën prej pandemisë 319 pacientë dhe janë aktivë me covid-19 rreth 3901 persona.

Të fundit