Flash News

KRYESORE

Njerëz të shtrirë nëpër rrugë, disa ‘shemben’ në tokë, pamjet alarmante që po qarkullojnë nga Kina prej koronavirusit

Njerëz të shtrirë nëpër rrugë, disa

Kina po përballet me një situata të pazakontë për shkak të përhapjes së virusit vdekjeprurës koronavirusi, që deri tani ka shkaktuar 26 viktima dhe rreth 800 të infektuar në të gjithë botën.

Vatra e këtij virusi është identifikuar në Wuhan, një qytet në Kinë, i cili prej ditësh është izoluar duke mbyllur aeroportet, transportet publike për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

MailOnline ka publikuar disa pamje të frikshme që mendohet se vijnë nga ky qytet, ku siç shihet njerëzit gjendet të shtrirë përtokë, disa të tjerë thjeshtë shemben dhe qërojnë pa lëvizur, ndërsa ekipet shëndetësore u shkojnë për ndihmë të maskuar dhe të veshur me uniforma të posaçme.

MailOnline shkruan po ashtu se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë videot, të cilat po qarkullojnë gjerësisht në mediat sociale, por mendohet se vijnë nga Kina.

Lloji i ri i koronavirusit, është një sëmundje ngjitëse dhe e ngjashme me SARS.

Raste të izoluara janë raportuar edhe në Vietnam, Korenë e Jugut, Tajlandë, Tajvan, Singapor, Hong Kong, Makau dhe Japoni.

Një rast është konfirmuar gjithashtu në shtetin amerikan të Uashingtonit, ndërsa njerëz të shumtë në Mbretërinë e Bashkuar dyshohet gjithashtu se kanë virus.

Të gjitha vdekjet deri më tani kanë ndodhur në Kinë.

Të fundit