Flash News

KRYESORE

“Njerëzit më rrinë larg, kujtojnë se jam me Covid”, Pipero: As familjarët s`më rrinë afër

“Njerëzit më rrinë larg, kujtojnë se jam me

Mjeku Pëllumb Pipero bëri një deklaratë të fortë gjatë mbrëmjes së martë në emisionin “Open”. Ai deklaroi se njerëzit i rrinë larg, pasi dyshojnë se mund të jetë i infektuar nga koronavirusi. Mjeku Pipero deklaroi gjithashtu se as familjarët nuk i qëndrojnë afër por i mbajnë distancë.

“Më ka ndodhur edhe mua. Më kanë kujdes se kujtojnë se kam koronën me vete. Që kujdes, mbaj distancën duke qenë se jam mjek. Normalisht që jam më i ekspozuar. Mos kujtoni se familjarët më rrinë shumë afër. Sigurish, koha e ekspozimit bashkë është vetëm disa minuta. “ tha Pipero. “Është një situatë jo e këndshme por e domosdoshme për të qenë të kujdesshëm” shtoi më pas mjeku i njohur.

Më tej, mjeku Pipero tregon  edhe situatën në Spitalin Infektiv, duke u shprehur se kujdesi i mjekëve është maksimal. Mjeku tregon se është ulur numri i personave që shtrohen në spital. “Situata në infektiv është e qetë aktualisht, kemi rreth 30 të sëmur nga të cilët shtatë janë në terapi intensive por në gjendje të stabilizuar megjithëse do thoja në gjendje relativisht kritike. Kujdesi i mjekëve është maksimal. Ajo që është e rëndësishme ta theksoj është se nëse para disa javësh kishin 7-8 persona që shtroheshin në ditë në spital, tani kemi 2-3 që do të thotë se pandemia në vendin tonë është e butë”, tha Pipero.

Të fundit