Flash News

KRYESORE

“Njerëzit sot nuk na kanë kthyer shpinën. Ata kanë rënë në shpinë nga e keqja dhe presin që t'i ngremë”

“Njerëzit sot nuk na kanë kthyer shpinën. Ata kanë

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Lucciano Boçi ka falenderuar drejtues, komisioner, vëzhgues, grupe mbështetëse, numërues të PD-së që u bënë pjesë  dhe ju përkushtuan kauzës së kësaj force.

Më tej ai shton se humbën vota por jo njerëz.

Statusi i plotë:

Respekt e mirënjohje për çdo minutë, orë, ditë që secili anëtar i PD, drejtues, komisioner, vëzhgues, grupe mbështetëse, numërues, i përkushtoi kauzës sonë të përbashkët!

Humbëm votat, por jo njerëzit. Ne duhet të kemi besim tek njeri-tjetri, për të vazhduar të përballim injorancën e veshur me frakun e pushtetit!

Humbëm zgjedhjet, por duhet te shpëtojmë nga zgjedha e inatit, akuzave e hamendësive pa mend!

Humbëm pushtetin e politikës (pak vlen) por mos harroni:

kemi fituar pushtetin e së vërtetës.

Lodhja juaj e administrimit e numërimit të votës, është më e bukur se vallja e shampanja e zhvatësve me pagesë.

Njerëzit sot nuk na kanë kthyer shpinën. Ata kanë rënë në shpinë nga e keqja dhe na presin që ne t'i ngrejmë.

Ky është misioni ynë i përbashkët.

Përulje e falenderim para mundit e sakrificës tuaj!

Të fundit