Flash News

KRYESORE

Njëri duke studiuar, tjetri te dashuria që i ka rrëmbyer zemrën; si po e kalojnë ‘Shën Valentinin’ deputetët e rinj të Kuvendit

Njëri duke studiuar, tjetri te dashuria që i ka rrëmbyer

Ndonëse në moshë të re, Klevis Balliu dhe Floida Kërpaçi, të përkushtur ndaj politikës, sot janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Deputeti demokrat i Pogradecit, edhe pse është përfolur shpeshherë për lidhjen me moderatoren Ilda Bejleri, ai ka pohuar se janë vetëm miq. I pyetur nga Politiko.al, se ku do e kalojë këtë “Shën Valentin”, Klevisi është shprehur se ka një dashuri të vetme që i ka rrëmbyer zemrën dhe është pikërisht Partia Demokratike.

“Besoj se këtë ‘Shën Valentin’ do ta kaloj tek Partia Demokratike si e vetmja dashuri e imja sot. Mua si shumicën e shqiptarve më ka rrëmbyer zemrën PD”, shprehet për Politiko.al deputeti Klevis Balliu.

Deputetja e re e LSI-së, Floida Kërpaçi, një zë i fortë në mbrojtjen e studentëve, por dhe kauzave të tjera të shumta, është shumë e rezervuar për jetën  e saj private.  E kontaktuar nga Politiko.al, se çdo të bëjë në këtë ditë, Kërpaçi tregoi se do jetë duke lexuar për provimin që ka nesër.

“Në fakt do te jem duke studiuar, sepse të premten kam një provim shumë të rëndësishëm,” është shprehur deputetja e LSI-së.  Kujtojmë që Floida ndjek studimet e larta në degën Farmaci, në Universitetin e Tiranës. /Xhuliana Jakimi-Politiko.al/

Të fundit