Flash News

KRYESORE

‘Njeriu më shumë se nisjen, ëndërron kthimin’, Anisa Markarian rikthehet pas 30 vitesh me një libër

Aktorja dhe shkrimtarja Anisa Markarian është rrëfyer këtë mbrëmje në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në “News24”. Ajo është rikthyer pas 30 vitesh në Shqipëri. Markarian ka rrëfyer mbi librin e saj ’15 ditë prilli’ me të cilin vendosi të rikthehej në Shqipëri.

Çfarë të bëri të rikthehesh në Shqipëri?

Ishte kthimi ose rikthimi im artistik. “Njeriu më shumë se nisjen, ëndërron kthimin”, thotë Polo Coelho. Unë u ktheva me një libër. Ëndrra ime ishte që kthimi im artistik të jetë një festë për mua dhe miqtë e mi, por edhe për publikun. Ishte një lloj falënderimi, që më kanë pritur 30 vjet.

Kujt ja dedikon?

Romani është kronikë letrare, janë 15 ditët e fundit të një regjimi totalitar. Kush e ka jetuar atë regjim di të njohë ngjarjet e atyre viteve. Gjithçka ndodh në ato 15 ditë. Kjo kronikë letrare shoqërohet me rrëfimin e fatit të një grupi personazhesh të të gjitha shtresave të shoqërisë. Unë e shikoja si shembja e një muri, e një mali, por shikohet përtej murit, përtej malit, e ardhmja, romani ndalet aty.

Janë personazhe të jetës sime, njerëz që i kam takuar, por romani ka gërshetim të disa personazheve, iu kam dhënë ngjyrime të tjera. Teo është i vërtetë, është një djalosh 23-vjeçar që e pata takuar. Ishte një nga djemtë që donte t’i shpëtonte ushtrisë. Atij i ishte zhvilluar një kancer në gju. Pastaj, zhvillimi i personazhit të Teos është trillim. Bulëza ka fund të trishtë, bashkë me fundin e librit përcillet edhe ajo.

A ka një mesazh romani që doni t’ua përcillni brezave të rinj?

Jo vetëm brezave të ri, e ndërmora këtë vepër, në radhë të parë, të mos humbas unë rrënjët e mia, sepse harresa do të ishte dënimi më i madh për individin, por edhe kombin. E shkuara është tabani i fortë për të ndërtuar të shkuarën. Nuk duhet harruar e shkuara, nuk duhen mbyllur sytë./BW

Të fundit