Flash News

KRYESORE

'Njeriu që la vendin pa opozitë’, Topalli sulmon Bashën: Një ditë pas mbylljes së dosjes së tij penale, u ul në tavolinën e Ramës

'Njeriu që la vendin pa opozitë’, Topalli sulmon

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka reaguar përmes një shënimi në Facebook lidhur me marrëveshjen e maxhorancës dhe opozitës mbi Reformën Zgjedhore.

Duke sulmuar liderin demokrat Lulzim Bashën, Topalli shkruan se njeriu që la vendin pa opozitë, u ul në tyrezë me Ramën një ditë pas mbylljes së dosjes së tij penale, referuar pushimit të çështjes së lobimit rus.

Teksa kujton premtimet e Bashës për rrëzimin e kryeministrit, për moszhvillimin e zgjedhjeve të qershorit, Topalli thotë se gënjeu sërish edhe sot dhe u ul në tryezë dakordësimi me Ramën.

Topalli citon edhe pjesë nga deklaratat e Bashës ndër vite, që i quan ‘deklarata gjatë revolucionit të Lulzimit’.

Shënimi në Facebook

Të fundit