Flash News

KRYESORE

Njësoj si Balluku, Xhaçka bën përgjegjëse për ngjarjen në Rinas kompaninë kineze: Të ndërhyhet urgjentisht!

Njësoj si Balluku, Xhaçka bën përgjegjëse për

Njësoj si ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë përgjegjëse për mungesën e sigurisë kompaninë koncesionare kineze që ka marrë në administrim aeroportin.

“Koncesionari ka dështuar të përmbushë sigurinë dhe nuk ka zbatuar standartet e detyrueshme të sigurisë që përcaktohen nga legjislacioni vendas. Kjo është një shkelje e papërgjegjshme dhe shumë e rëndë e legjislacionit dhe besojmë se përgjegjësitë penale do jenë konkrete.

Kjo situatë kërkon ndërhyrje urgjente sepse nuk mund të lejojmë që të cënohet siguria e qytetarëve dhe imazhi i vendit”, u shpreh ndër të tjera Xhaçka në një deklaratë për median.

Teksa pranon se parametrat e sigurisë kanë dështuar, Xhaçka shprehet se ka dhënë urdhër që në parametrin e sigurisë se aeroportit të vendosen efektivë të policisë ushtarake.

“Për këtë arsye në kushtet e një papërgjëegjshmërie të përsëritur të koncesionarit, kam urdhëruar që në perimentrin e sigurisë së aeroportit "Nënë Tereza" të vendosen efektivë të policisë ushtarake dhe batalionit special të forcave të armatosura. Kjo është një praktikë që zbatohet në çdo kryeqytet me qëllim sigurinë e objekteve të sigurisë së veçantë dhe të qytetarëve.

Po ashtu, duke qenë që në një distancë fare të shkurtër nga Aeroporti i Rinasit ndodhet e vendosur edhe Komanda Ajrore e Forcave të Armatosura, kam urdhëruar që edhe Policia Ushtarake të dislokohet në këtë komandë, duke ju bashkuar kështu Policisë së Shtetit për ta mbështetur atë në garantimin e sigurisë së aeroportit. Dua t’i garantoj të gjithë qytetarët, që siguria e tyre është prioriteti ynë kryesor dhe askush nuk duhet të vërë në dyshim vendosmërinë tonë për të bërë gjithçka për ta garantuar atë”, tha më tej ministrja Xhaçka.

 

Të fundit