Flash News

KRYESORE

Njësoj si në filma, Sara Hoxha publikon foton e parë nga dasma

Trashëgimtarja e ‘Top Media’, Sara Hoxha, u martua pak javë më parë me moderatorin e njohur Ledion Liço, me të cilin ka edhe një djalë.

Edhe pse çifti kishte vendosur ta realizonte ceremoninë në Como të Italisë, disa detaje nga dasma u morën vesh nëpërmjet miqve të tyre.

Megjithatë Sara ka publikuar sot një nga fotot më të bukura shkëputur nga dasma. Një puthje e shkëmbyer me bashkëshortin e saj në sfondin bardh e zi ka qenë gjithçka ka munguar nga ceremonia.

Fotoja ka zënë vend në profilin e saj në ‘Instagram’ prandaj jo të gjithë e ka vënë re.

Të fundit