Flash News

KRYESORE

Njësoj si në Lezhë, Lindita Nikolla e ‘prezanton” Ramën në Mirditë: Nuk përbën më lajm ardhja e kryeministrit këtu

Njësoj si në Lezhë, Lindita Nikolla e ‘prezanton”

Edi Rama dhe deputja socialiste Lindita Nikolla dje dhe sot kanë zhvilluar takime me banorët në Lezhë dhe Mirditë.

Ashtu si ditën e djeshme në Lezhë, ku Nikolla “prezantoi” kryeministrin Rama, që e ka vizituar këtë qytet më shumë se çdo qytet tjerër, edhe sot në Mirditë është shprehur në të njëjtën mënyrë.

“Nuk përbën më lajm për ardhjen e Ramës në Mirditë. Cili kryeminsitër ka ardhur kaq shpesh në Mirditë, për të shkelur çdo fshat të Miriditës?”, u shpreh Nikolla, sikur të ishte vizita matëse e suksesit dhe punës së qeverisë në një zonë.

Me thuajse të njëjtat fjalë si gjatë takimit në Lezhë, u është drejtuar dhe mirditorëve Nikolla, “duke i konsideruar ndër njerëzit më të zgjuar të Shqipërisë...”. Duket se takimet e qeverisë kanë të njëjtën përmbajtje dhe fjalë, por ndyshojnë zonat, ndërsa mbetet për t'u parë nëse do mbahen premtimet e dhëna në të gjitha fshatrat.

Të fundit