Flash News

KRYESORE

Njësoj si për Helidon Bendon, mësohet skema që do të ndjekë Edi Rama me Sandër Lleshin

Presidenti Ilir Meta refuzoi sot dekretimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme. Por, mësohet se kryeministri Edi Rama ka një plan të dytë për Lleshin, për të drejtuar këtë institucion pa qenë në postin e ministrit.

Burime pranë maxhorancës bënë të ditur për “Panorama” se kryeministri nuk do të propozojë një kandidaturë të re, për të zëvendësuar Fatmir Xhafën, pas mosdekretimit të Lleshit si ministër. Por Rama pritet të emërojë si zëvendësministër të Brendshëm, Sandër Lleshin.

Sandër Lleshi do të ketë emërimin si zv.ministër i Punëve të Brendshme, por me atribute për të drejtuar këtë dikaster shumë të rëndësishëm.

Ky është precendet që Kryeministri Edi Rama  e ka vënë në zbatim edhe më parë me Helidon Bendon. Bendo u propozua nga Edi Rama për të qenë drejtori i Përgjithshëm i SHISH, në vend të Visho Ajazi Likës, por Helidon akoma nuk ka marrë dekretin e Ilir Metës. Helidon Bendo drejton Shërbimin Informativ Shtetëror, por nga pozitat e zv.drejtorit të Përgjithshëm.

E njëjta skemë pritet të ndiqet nga Kryeministri Rama edhe për Sandër Lleshin, i cili do të jetë drejtuesi i Ministrisë së Brendshme, por nga funksioni i zv.ministrit.

Lexo edhe: Si e lajmëroi presidenti Meta mosdekretimin e Lleshit si ministër

Meta rrëzoi Lleshin dhe Ramën, çfarë do të ndodhë tani me postin e ministrit të Brendshëm

 

Të fundit