Flash News

KRYESORE

"Njësoj si të kaloje varrin për së gjalli", flet për herë të parë Bashkim Dedja pasi kaloi vettingun

"Njësoj si të kaloje varrin për së gjalli", flet

Flet për herë të parë kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja pasi kaloi me sukses procesin e vettingut, e konkretisht një nga shtyllat më të rëndësishme të saj, deklarimin e pasurisë.

Në një prononcim për mediat, Dedja është shprehur se të kaloje vettingun ishte njësoj si të kaloje varrin për së gjalli.

“S’mendova kurrë të jap dorëheqjen. Të kalosh Vettingun është sikur të kalosh “varrin për së gjalli”. Refoma është e rëndësishme. Që nga muaji mars Gjykata Kushtetuese nuk funksionon dhe politika duhet të gjejë zgjidhje për këtë. Nëse të gjithë s’e meritojnë le të largohen, por sipas ligjit e kushtetuese. Ndërkombëtarët janë ndihmues por vendimmarrës janë shqiptarët dhe politika mori vendime. S’dua të komentoj rastin tim, pasi do të ndikonte në vendimmarrjet e komisionit të Vettingut por avokati im nëse e vlerëson që ka shkelje do ndjekë hapat ligjor”, është shprehur Dedja, i cili është ndër të paktët gjyqtarë që ka kaluar vettingun deri më tani, një proces që është kritikuar më së shumti për ecurinë e ngadaltë.

Të fundit