Flash News

KRYESORE

‘Nji requiem për Teatrin Kombëtar, ditën e shembjes së tij nga dora e njeriut’

‘Nji requiem për Teatrin Kombëtar, ditën e shembjes së

Primo Shllaku, shkrimtar, poet, studiues e përkthyes sjell vargjet e një poezie të vitit 1978 në ditën e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Nga Primo Shllaku 

Nji requiem per Teatin Kombetar, diten e shembjes se tij nga dora e njeriut.

MOSPRANÍ

Dora ime shpërdan heshtjen,

nji heshtje të rrasun

si njimbasnjishmënia e trungjeve të shtyllave në tempull.

Ajo e di se kjo heshtje

ndrit si hanë lirike

në nji qiell prej guri.

(Qielli asht i dhimbshëm.

Ai na mëson dashuninë.

Retë janë letrat e tij të parat. )

Dora në letër shpërdan heshtjen,

dita largohet

dhe nata hyn si sallë e vjetër teatri,

që mërdhet në orët e shurdhëta të mëngjesit.

Kurse mbi pullazet e shtëpive

deri te vetulla ime

naltohet nji oxhak i pamatë, pingul,

që shqisat e mia ma përkthejnë të pjerrët,

eshtnat në ramje,

mushknitë në pluhun.

Në këtë orë teatri hap.

Karrigat hanë pluhnin me nofulla pa dhambë.

Nxehtësia njerëzore asht tjetërkund.

Në skenë heshtja, me gjeste foshnjore, zhveshet lakuriq.

Veshi fillon të shofë.

(Sepse çdo lule qiellit të vet i përngjet. )

Kadifja bahet qiell vertikal.

Kandilat e vemendshëm na mësojnë

se heshtja nuk asht gjithnji e ftoftë.

Në fundin e sallës nji heshtje tjetër po lén.

E imja.

P.Shllaku

1978.

Të fundit