Flash News

KRYESORE

Njihen si një ndër çiftet më romantikë, surpriza e Chiara Ferragni-t në ditëlindjen e Fedez

Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni, në 1 shtator të këtij viti u martua me këngëtarin Fedez me të cilin ka edhe një djalë, Leonardon.

Ata janë gjithmonë aktivë në rrjetet sociale dhe ajo çfarë i dallon më shumë nga të tjerët është marrëdhënia që ata kanë mes tyre. Surprizat dhe situatat romantike nuk mungojnë asnjëherë mes tyre dhe kjo ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme, në ditëlindjen e Fedez.

Chiara i organizoi bashkëshortit të saj një festë në supermarket, ku kishte mbedhur të gjithë miqtë për të festuar.

Mes muzikës, argëtimit dhe ushqimit Fedez kaloi një ditëlindje mjaft të veçantë.

Të fundit