Flash News

KRYESORE

Njihet si deputetja më seksi e Kuvendit, flet Duda Balje: Dua të më vlerësojnë për zgjuarsinë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje ka qenë e ftuar ditën e djeshme në TV Klan në emisionin e Rudina Magjistarit.

Teksa foli për karrierën dhe jetën e saj, ajo nuk i shpëtoi pyetjes për veshjen.  Deputetja është shprehur se i pëlqen ta mbajë veten dhe ndjek modën. Megjithatë, Duda thotë se do t’i pëlqente ta vlerësonin për zgjuarsinë dhe jo për bukurinë e saj.

Ajo tregoi se ka nisur të mësojë shqip kur është bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, pasi në qytetin e Prizrenit asaj nuk i është dashur gjuha shqipe, pasi ka komunikuar nëpërmjet asaj boshnjakes.

“Unë kam lindur në Prizren por 10 ditë më vonë jemi larguar për në Vojvodinë. Edhe sot atje i kam prindërit. Unë jam martuar dhe vazhdoj të jetoj në Prizren. Fillimi në politikë për mua ka qenë shumë i vështirë sepse nuk dija asnjë fjalë kur kam hyrë në parlament.

Më pas vendosa të mësoj gjuhën shqipe dhe tashmë nuk jam shumë e kënaqur me gjuhën por mundëm të kuptoj. Unë flas shqip, bëj gabime, por provoj. Kam patur presion dhe dëshirë për të mësuar shqip dhe kjo ma ka bërë më të lehtë”, tha deputetja Balje.

Të fundit