Flash News

KRYESORE

Njihuni me 21 vendet që nuk patën guxim të pozicionoheshin dje në OKB dhe bojkotuan votimin

Njihuni me 21 vendet që nuk patën guxim të pozicionoheshin dje

128 shtete votuan në favor rezolutës në OKB ku dënohej vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për Jeruzalemin, 9 votuan kundër dhe 35 abstenuan, por ishin edhe 21 shtete të tjera të cilat nuk morën pjesë në votim.

Shumica e shteteve që bojkotuan konsiderohen në fakt mikro-shtete dhe janë të vendosura gjeografikisht në Karaibe dhe oqanin Paqësor, zona ku SHBA ka ndikim të madh. Disa prej tyre ndodhen në Afrikë dhe disa të tjera kanë probleme territoriale të brendshme, si Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia.

Lista me shtetet që bojkotuan:

  1. Republika Qëndrore e Afrikës (Afrikë)
  2. Republika Demokratike e Kongos (Afrikë)
  3. El Salvador (Amerika Qëndrore)
  4. Gjeorgjia (Europë)
  5. Guinea Bissau (Afrikë)
  6. Kenia (Afrikë)
  7. Mongolia (Azi)
  8. Mianmari (Azi)
  9. Moldavia (Europë)
  10. Saint Kitts (Amerika Qëndrore)
  11. Saint Lucia (Amerika Qëndrore)
  12. Samoa (Azi)
  13. San Marino (Europë)
  14. Sao Tome (Afrikë)
  15. Sierra Leone (Afrikë)
  16. Suazilandi (Afrikë)
  17. Timor Lindor (Azi)
  18. Tonga (Azi)
  19. Turkmenistan (Azi)
  20. Ukraina (Europë)
  21. Zambia (Afrikë)

Të fundit