Flash News

KRYESORE

Njihuni me dy zv/ministrat nga Kosova që Rama i bëri pjesë të qeverisë së Shqipërisë

Njihuni me dy zv/ministrat nga Kosova që Rama i bëri pjesë

Kryeministri Edi Rama bëri publike sot emrat e 33 zv/ministrave të rinj të qeverisë dhe menjëherë tërhoqën vëmendje dy prej tyre, për shkak se vijnë nga Kosova dhe kanë mbajtur më parë atje detyra shtetërore dhe kanë pjesë e shoqërisë civile.

Rama ka emëruar shqiptarin nga Prizreni, Hajrulla Çekun në postin e zv/ministrit të Turizmit. Çeku është aktivist i shoqërisë civile dhe mbrojtjes i trashëgimisë kulturore. Ai drejton edhe organizatën “Ec ma ndryshe”. Ministria e Turizmit drejtohet nga Blendi Klosi.

Valbona Shujaku është shqiptarja tjetër që vjen nga Prishtina në qeverinë e Edi Ramës si zv/ministre e Kulturës. Shujaku ka qenë së fundmi e angazhuar në drejtorinë e Kulturës në Komunën e Prishtinës, që drejtohet nga Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje. Ministria e Kulturës drejtohet nga Mirela Kumbaro.

Të fundit