Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Njihuni me administratorin shtetëror që do të menaxhojë 26 pasuritë e Ylli Ndroqit, pas sekuestros nga SPAK
Arjan Baci është personi që do të menaxhojë 26 pasuritë e sekuestruara nga SPAK të biznesmenit Ylli Ndroqi.
Baçi u caktua nga Agjencia e Administrimit të Aseteve, si administrator shtetëror për këto pasuri, pas vendimit të gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit.
Cilat janë pasuritë e sekuestruara:
Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “RENDON OIL” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “YLDON” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “DON-UCD” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “REN-DON” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “INTERKINEX” sh.p.k, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;
80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “Ecogades Landon Balcan” sh.a, me aksioner shoqërinë “Landon”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;
60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ORA” sh.a, në emër të shtetasi Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases M. N.;
51% të kuotave të shoqërisë “Landon” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “P 8 31” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ALBANIA BAY MARINE”, me aksioner shoqërinë “YI.DON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;
30% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “CHANNEL ONE” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe 117 m2, me adresë lagjja nr. 13, Plazh, Durrës;
Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 300 m2, me adresë Tiranë;
Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 600m2 dhe një ndërtesë me sipërfaqe 90 m2, me adresë Tiranë;
Pasuria e llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe totale 43.7 m2, me adresë Tiranë;
Pasuria e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 67.3 m2, me adresë Tiranë;
Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 15 m2, me adresë Tiranë;
Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 300m2, me adresë Tiranë;
Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 2026m2, me adresë Tiranë;
Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe, 52.3 m2, me adresë Tiranë, në bashkëpronësi me shtetasen M. N;
Pasuria e llojit “pyll”, me sipërfaqe totale 100.000 m2, në Tiranë (Lanabregas);
Automjeti i tipit autoveturë, marka “Merces Benz”, modeli S600, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
Automjeti i tipit autoveturë, marka “Rolls Royce”, modeli PHANTOM, në pronësi të shtetases M. N.;
Pasuritë e Ylli Ndroqit janë vënë nën sekuestro pas një hetimi prej gati 18 muajsh për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive, pasi dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme dhe dyshimeve se biznesmeni është dënuar më herët në Itali dhe Turqi për trafik ndërkombëtar droge.