Flash News

KRYESORE

Njihuni me një nga vendet më atraktive për tu vizituar...

Të gjithë rendin të gjejnë dhe të spikasin destinacione atraktive për të kaluar pushimet. E një destinacion i tillë, atraktiv dhe ideal për pushime unike është Norvegjia.

Kjo është pikërisht një nga ato zgjedhjet e guximshme për të kaluar pushime ndryshe, si asnjëherë më parë. Karkateristikë e këtij destinacioni janë temperaturat e ulëta, natyra mbresëlënëse me pyje të shumtë dhe klima e egër veriore.

Norvegjia është një nga ato vende që nuk ka shumë nevojë për promovim, sepse pormovimi më i mirë i saj është vetë natyra që ofron dhe historia e pasur që ka.

Natyra dhe vendet e shumta atraktive, qëndrojnë të heshtura, me ujin si pasyrë të lumenjëve, me shkëmbinj mahnitës, ujëvara dhe shumë mrekulli tjera natyrore të cilat ju lënë gojëhapur. Është paradoksale që ju të shkoni në Norvegji dhe të mos vizitoni disa prej mrekullive të natyrës së këtij vendi.

Të fundit