Flash News

KRYESORE

Njoftim nga Ambasada Amerikane: Regjistrimet e deritanishme për Lotarinë janë të pavlefshme. Aplikimet rihapen me 18 tetor

Njoftim nga Ambasada Amerikane: Regjistrimet e deritanishme për

Ambasada Amerikane ka dhënë një lajm jo të mirë për të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikana. Ambasada njofton se për shkak të një problemi teknik, nuk janë marrë në konsideratë aplikimet e deritanishme, dhe që duhet të ribëhen sërish. Aplikimet nisin me datën 18 tetor, pra këtë të mërkurë.

Njoftimi i Ambsadës Amerikane:

Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë. Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019). Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë. Nëse keni ndonjë pyetje mbi regjistrimin, jeni të mirëpritur të na shkruani këtu. Udhëzimet e Lotarisë gjenden tek faqja e Ambasadës në: https://goo.gl/5SjV6h #AskAnna

Të fundit