Flash News

KRYESORE

Njoftimi i Bashkisë së Tiranës: Franco Frattini kërkoi nga Veliaj që t’i tregojë Romës se si bëhen punët e mira

Njoftimi i Bashkisë së Tiranës: Franco Frattini kërkoi nga

Zyra e shtypit e Bashkisë së Tiranës njofton sot për takimin që kryebashkiaku Erion Veliaj ka zhvilluar me Franco Frattinin, ish-ministrin italian të Punëve të Jashtme të Italisë. Sipas këtij njoftimi, Frattini ka deklaruar se rrugët e Tiranës janë më të pastra dhe me të mira se rrugët e kryeqytetit të Italisë, Romës.

Madje, ish-ministri italian ka kërkuar nga Veliaj që të shkojë në Romë dhe t’u mësojë autoriteteve atje se si bëhen punët e mira.

“Kam qenë këtu për herë të fundit në 2013-n, dhe sot gjeta një qytet më të bukur, më të pastër, dhe mbi të gjitha me rrugë të mrekullueshme, që duhet t’i kemi edhe në Romë, ku fatkeqësisht ka shumë gropa. Kështu që, kryebashkiak eja edhe në Romë dhe të na tregosh si bëhen mirë këto punë”, njoftohet se është shprehur Frattini.

Ndërkohë, Veliaj nënvizoi se Franco Frattini është një nga personalitetet që ka dhënë një kontribut të spikatur në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë, për mbështetjen e pakursyer për integrimin europian dhe në veçanti për udhëheqjen e procesit historik të lëvizjes pa viza të qytetarëve shqiptarë.

Të fundit