Flash News

KRYESORE

Njoftimi i Veliajt, banorët e ‘Unazës së Re’ e nxjerrin zbuluar: Po kërkon panik

Njoftimi i Veliajt, banorët e ‘Unazës së Re’ e

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pretendoi mbrëmë se dy familje kishin pranuar të zhvendoseshin në banesat sociale, duke lejuar prishjen e godinave për zgjerimin e rrugës.

Por sipas faqes ‘Mbështetje banorëve të Unazës së Re’, godinat që u shemben nga IKMT janë në zonën e Laprakës dhe jo te ‘Unaza e Re’.

“Të dashur miq, ky lajm është një mashtrim se nuk ka lidhje me Unazën e Re, por me disa magazina e banesa mbrapa ‘AMC’, në zonën e Laprakës, po ky Eri kërkon panik dhe provokim për banorët e Unazës së Re”, njofton kjo faqe.

Ndërkohë, dita e sotme ka nisur në këtë zonë me përplasje midis banorëve dhe policisë. Në zonë ndodhen aktualisht një numër i lartë efektivësh, për të prishur protestën e qytetarëve.

Të fundit