Flash News

KRYESORE

Njofton çdo ditë për situatën, kreu i Mbrojtjes Civile në Itali dyshohet të jetë me koronavirus

Njofton çdo ditë për situatën, kreu i Mbrojtjes Civile

Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali Angelo Borreli, i cili njofton çdo ditë situatën nga koronavirusi, është sëmurur mëngjesin e të mërkurës. Ai ka shfaqur simptoma të koronavirusit, ndaj është vetëizoluar në shtëpi në pritje të kryerjes së testit.

Ndërkohë edhe konferena e përitshme për mediat është pezulluar për të mërkurën. Megjithatë, Departamenti i Mbrojtjes Civile do të japë të dhënat për situatën nga koronavirusi përmes zyrës së shtypit.

Borreli kishte kryer një test për koronavirusin disa ditë më parë, i cili kishte dal negativ. Këtë test ai e kreu pasi 12 punonjsës të departamentit që ai drejton dolën pozitiv me koronavirus. Disa ditë më parë, ish-shefi i Mbrojtes Civile në Itali Guido Bertolaso gjithashtu rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit.

 

 

Të fundit