Flash News

KRYESORE

"Njohja Izrael-Kosovë nuk do të cënojë marrëdhëniet me Turqinë", Thaçi tregon bisedën me Erdoganin

"Njohja Izrael-Kosovë nuk do të cënojë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur së fundmi rreth zhgënjimin që shfaqi Turqia për njohjen e Kosovës nga Izraeli, teksa ka theksuar se është në kontakt me Erdogan.

Gjatë një konference për shtyp, Thaçi garantoi se  se njohja e Kosovës nga Izraeli nuk do të jetë problem për marrëdhnien vëllazërore Kosovë-Turqi.

Më tej ai shton se tashmë Kosova do të ketë aleatë të mëdhenj dhe se mbetet vetëm të ketë marrëdhënie institucionale më produktive dhe efektive.

”Jam në kontakt me Erdogan. Diskutova me telefon. Kjo njohje Izrael- Kosovë nuk do të cënojë marrëdhëniet me Turqinë. Nuk do të ketë probleme. Tani do të kemi aleatë më të mëdhenj. Mbetet vetëm të kemi marrëdhënie institucionale më produktive dhe efektive”, tha Thaçi.

Kujtojmë se Turqia reagoi ashpër ndaj zotimit të Kosovës se ambasadën në Izrael do ta vendosë në Jerusalem, gjë që kundërshtohet nga vendet me shumicë myslimane.

Të fundit