Flash News

KRYESORE

Njohja me Redjan Rrajën, Kejvina Kthjella kërkesë te Krimet e Rënda

Njohja me Redjan Rrajën, Kejvina Kthjella kërkesë te Krimet e

Modelja dhe vajza e njohur e show-bizz-it shqiptar, Kejvina Kthjella është paraqitur sërish sot pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, por këtë herë duke paraqitur nga ana e saj një kërkesë.

Ajo kërkon nga gjykata që t’i heqin sekuestron ndaj automjetit, celularit dhe llogarive bankare, pasi u thirr të dëshmonte, pasi nga hetimet lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, rezultoi se kishte patur telefonata me Redjan Rrajën, i afërm i deputetit të PS, Rrahman Rraja, i cili dyshohet si një nga autorët e ngjarjes së bujshme.

Më herët, ajo u mbajt në polici për gati 10 orë për të dhënë deklaratën e saj se çfarë dinte mbi lëvizjet e Rrajës para atentatit, ku mbeti i plagosur prokurori Ndoj, Aleksandër Laho i njohur si ‘Rrumi i Sukthit’, si dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë disa ditë më pas.

Mësohet se kërkesa e modeles do të shqyrtohet nga gjykatësja Daniela Shirka.

Të fundit