Flash News

KRYESORE

“Njollat e zeza në muret e Ministrisë për Tahirin, Xhafajn dhe Lleshajn”, Bardhi: Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama

“Njollat e zeza në muret e Ministrisë për Tahirin, Xhafajn

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar me një postim në Facebook, pas reagimit të Edi Ramës për hedhjen e bojës së zezë në muret e Ministrisë së Brendshme.

Bardhi shprehet se Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama duke e kthyer në këto 6 vite në bazë operacionale të krimit të organizuar rajonal, pikë kyçe të shpërndarjes së heroinës në gjithë Europën dhe vend kryesor të pastrimit të parave në botë.

“Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama duke e kthyer në këto 6 vite në “bazë operacionale të krimit të organizuar rajonal”, “pikë kyçe të shpërndarjes së heroinës në gjithë Europën” dhe “vend kryesor të pastrimit të parave në botë”.

Njollat e zeza sot mbi Ministrinë e Brendshme nga qytetarët ishin: 1 për Saimir Tahirin – kampionin e narkoshtetit në Ministrinë e Brendshme; 1 për Fatmir Xhafajn – kampionin e përdorimit të Policisë së Shtetit për të mbrojtur vëllain trafikant droge; 1 për Llesh Kimikun – kampionin e servilizimit, paaftësisë dhe korrupsionit! Tik….tak….tik….tak”, shkruan Bardhi.

Të fundit