Flash News

KRYESORE

Nju-Jork/ Luante me sobën në shtëpi, vogëlushi 3-vjeçar dogji 12 persona

Nju-Jork/ Luante me sobën në shtëpi, vogëlushi

Djali ishte duke luajtur me ndezësen e zjarrit në kuzhinë, kur apartamenti i tyre në katin e parë u përfshi nga flakë, ditën e djeshme.

Nëna e frikësuar doli jashtë së bashku me 3-vjeçarin dhe vëllain e tij më të vogël, por bëri një gabim fatal duke lënë derën e banesës hapur.

Ky ishte dhe shkaku i vdekjes së 12 personave, mes të cilëve katër fëmijë. Zjarri i rënë në pallatin e tyre në Bronks të Nju Jorkut ishte më vdekjeprurësi në këto 25 vjet.

Shkallët e pallatit shërbyen si një oxhak për zjarrin, dhe flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë ndërtesën.

Një britmë e një djali 3 vjeçar lajmëroi nënën e tij se një zjarr kishte shpërthyer në apartamentin e tyre të katit të parë në Bronks të enjten në mbrëmje.

Djali kishte luajtur me ndezësit në stufën e kuzhinës, thanë zyrtarët e zjarrit të qytetit të Nju Jorkut të premten.

Përveç viktimave që banonin në ndërtesë u plagosën edhe shtatë zjarrfikës, si dhe mësohet se 4 persona janë në gjendje kritike dhe numri i viktimave mund të shtohet.

Të fundit