Flash News

KRYESORE

Nju Jork/ Rama takim me homologun grek Mitzotaqis para hapjes së negociatave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u takua me homologun e tij grek Kiriakos Mitzotaqis. Një takim mes të dyve ishte paralajmëruar më herët, ndërsa kryeministri grek ishte shprehur në media se ai nuk do ta mbështeste çeljen e negociatave të Shqipërisë, nëse nuk respektoheshin të drejtat e minoritetit, sipas tij, që vazhdojnë të jenë të nëpërkëmbura.

“OKB, Nju Jork - Me kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Mitzotaqis🇦🇱🇬🇷 Prezantim miqësor dhe bashkëbisedim i hapur🤝”, shkroi Rama në profilin e tij në Facebook.

Ndërkohë që një tjetër çështje me rëndësi është edhe marrëveshja detare. Në Greqi me ardhjen në pushtet të “Demokracisë së re” janë shtuar zërat që kërkojnë rikthimin e saj.

Marrëveshja e detit në vitin 2009 me Greqinë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në prill 2010, duke u konsideruar si antikushtetuese. Ajo u firmos në kohën e qeverisë së Partisë Demokratike, kur kryeministri ishte Sali Berisha dhe ministër i Jashtë, Lulzim Basha. Ndërsa nga pala greke, kryediplomatja ishte Dora Bakojanis.

Të fundit