Flash News

KRYESORE

'No country for young girls': 48 shoqatat 'e grave' kujtohen për Xhisielën. "E ftojmë të na marrë në telefon"

Një një deklaratët zyrtare të gjatë dhe të detajuar, por shumë të vonuar shoqatat 'e grave' në Shqipëri, grumbulluar rreth Rrjetit të Monitorimit të dhunës me bazë gjinore, kanë hedhur firmat mbi një thirrje publike drejtuar krerëve të shtetit. Jashtë kësaj thirrjeje është lënë kryeministri i vendit, Edi Rama.

Shoqatat kërkojnë informacion nga organet kompetente, i bëjnë thirrje medias të ruajë privatësinë e Xh.M. dhe në fund i bëjnë thirrje vajzës së dhunuar që 't'i marrë në telefon' sepse janë gati të ofrojnë ndihmë.

Në faqen e Rrjetit në Facebook ku është publikuar thirrja komentuesit nuk kanë mungura të vënë re për vonesën me një javë të reagimit, si edhe për 'mosthirrjen' e kryeministrit.

Politiko.al

 

DEKLARATA

Tiranë, më 29.09.2018

THIRRJE PUBLIKE!

MASA URGJENTE PËR NDËSHKIMIN E AUTORËVE TË DHUNËS NDAJ GRAVE CILADO QOFTË VESHJA ZYRTARE OSE MBËSHTETJA E TYRE POLITIKE

Drejtuar:

  1. Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Zj. Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme e RSh

Zj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe e Çështjeve Sociale

Zj. Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë

  1. Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm

Rrjeti i monitorimit kundër dhunës me bazë gjinore shpreh shqetësimin për pafuqinë e organeve përgjegjëse shtetërore për të proceduar dhe dërguar në kohë përpara organeve të drejtësisë autorin e dhunës ndaj vajzës Xh.M. Ai tërheq vëmendjen e tyre, që të marrin masa të menjëhershme për të hetuar jo vetëm rastin e dhunës, por edhe të personave përgjegjës që nuk kanë kryer detyrat ose kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në lidhje me këtë vepër.

Organizatat jofitimprurëse të Rrjetit kanë në qendër të veprimtarisë së tyre mbrojtjen e grave dhe të vajzave nga dhuna. Në këtë kuadër, ato kanë ofruar dhe do të ofrojnë të gjitha shërbimet e nevojshme për të e familjarët e saj. Por, këtë thirrje e drejtojmë përpara institucioneve, duke kërkuar të përgjigjen përpara shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë se, përse në këtë rast, nuk ka funksionuar sistemi shtetëror për mbrojtjen nga dhuna të grave e vajzave. Është detyrë e organeve shtetërore, në mënyrë të veçantë e Ministrisë së Brendshme dhe e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që të analizojnë thellësisht shkaqet e kësaj dhune, të mosveprimit të institucioneve përgjegjëse në lidhje me të, si dhe të marrin masa urgjente për të proceduar përgjegjësit për abuzimin me detyrën, jo vetëm administrativisht, por edhe penalisht.

Në lidhje me mbrojtjen e vajzës, ne kërkojmë të dimë:

• A ka pasur zvarritje në ndjekjen penale të çështjes?

• A i është ofruar mbrojtja e duhur vajzës me qëllim që ajo të përdorë mjetet ligjore dhe të mos ndjehet e frikësuar dhe e kërcënuar?

• A është referuar rasti në mekanizmin e referimit kundër dhunës në familje në Krujë, sipas shtojcës së ligjit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”?

• A do paraqesë policia kërkesën për të mbrojtur vajzën, parashikuar në ligjin e amenduar “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”?

Në lidhje me detyrat e organeve përgjegjëse, Rrjeti i Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes, pa zvarritje nga institucionet, si më poshtë:

  • Rrjeti i bën thirrje Prokurorisë së RSH, të kryejë hetime të shpejta me qëllim vënien e autorëve të dhunës para përgjegjësisë penale. Është detyrë e prokurorisë të forcojë ndëshkueshmërinë e autorëve të veprave të dhunshme ndaj grave dhe të sigurojë zbatimin efektiv të legjislacionit penal për një hetim i plotë, i gjithanshëm dhe objektiv. Kërkojmë nga prokuroria të hetojë me paanësi dhe përgjegjshmëri, me qëllim që, çdo person që ka shkelur ligjin, pavarësisht statusit të tij apo funksionit politik, të vihet para përgjegjësisë penale. Çdo vonesë në hetim jo vetëm mund të pengojë drejtësinë në zbardhjen e ngjarjes, por mund të dëmtojë edhe viktimën dhe ta riviktimizojë atë. Prokuroria e Krujës duhet të informojë publikun dhe shoqërinë civile nëse ka filluar ex officio apo me kallëzim procedimin penal për të gjithë personat e dyshuar që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje, si dhe kohëzgjatjen e hetimit.

    • Kërkojmë nga Ministria e Brendshme të japë sa më parë, sqarime në lidhje me zvarritjen e ndjekjes së kallëzimit të vajzës Xh.M. Pse ky organ nuk e ka referuar rastin në Bashkinë e Krujës apo në aktorë të tjerë të mekanizmit kundër dhunës në familje? Policia të ofrojë mbrojtjen e duhur dhe të sigurojë jetën e viktimës, si dhe të hetojë administrativisht nëse ka patur punonjës brenda sistemit të policisë që janë implikuar në këtë ngjarje dhe kanë shkelur ligjin, për të favorizuar fajtorët apo penguar zbardhjen e së vërtetës.

    • Organet e policisë, prokurorisë si dhe gjykata të zbatojnë parimin e barazisë para ligjit për të proceduar e ndëshkuar dhunuesit, pavarësisht nëse autorët e veprave penale janë të veshur me funksione zyrtare ose ushtrojnë autoritet publik.

    • I bëjmë thirrje Kuvendit, që bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ushtrojë të gjitha mjetet e kontrollit parlamentar, me anë të komisioneve parlamentare përgjegjëse apo strukturave të tjera parlamentare që ndjekin çështjet e barazisë gjinore, mbi veprimet e ndërmarra nga organet përgjegjëse në lidhje me këtë rast.

    • U bëjmë thirrje partive politike dhe të gjitha institucioneve të medias, përfshirë median sociale, që të ruajnë konfidencialitetin e të dhënave të viktimës, mosrespektimi i të cilit riviktimizon viktimën dhe shton rrezikun ndaj saj.

    • I bëjmë thirrje Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore të thërrasë sa më parë mbledhjen e radhës, për të shqyrtuar rastin dhe për të vendosur marrjen e masave të nevojshme, sipas përgjegjësive institucionale, për sa më sipër.

Të gjitha organizatat e këtij Rrjeti shprehin gatishmërinë e tyre për të vazhduar reagimin e tyre në mbështetje të viktimave të dhunës me bazë gjinore, deri në momentin që dhunuesit të përballen me përgjegjësinë penale dhe të marrin ndëshkimin e merituar sipas ligjit.

Mbetemi në dispozicion të plotë të vajzës Xh.M. për mbështetje përmes shërbimeve që ofrojmë. E ftojmë të na kontaktojë në numrat e telefonit të Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza 116117 dhe (04)2233408. Ne do t’i ofrojmë të gjitha shërbimet one stop shop, duke bashkëvepruar në rrjet.

Organizatat e Rrjetit të Monitorimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore

  1. AËEN – Rrjeti i fuqizimit të gruas në Shqipëri

    2. Shoqata Gruaja tek Gruaja, Shkodër

    3. Shoqata “Në Dobi të Gruas Shqiptare”

    4. Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, Tiranë

    5. Shoqata Unë Gruaja, Pogradec

    6. Shoqata Agritra Vizion, Peshkopi

    7. Forumi i Gruas Elbasan

    8. Shoqata Jona, Sarandë

    9. Zyra për Djem dhe Burra, Shkodër

    10. Qendra “Të Drejtat e Njeriut në Demokraci” (QDNJD)

    11. Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”

    12. Shoqata “Të ndryshëm dhe të barabartë”

    13. Shoqata YËCA Shqipëri

    14. IPSED – Instituti për Promovimin e Zhvillimit Social Ekonomik

    15. Instituti Shqiptar për Çështjet Publike, AIPA

    16. Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin ACPD

    17. Fondacioni Mary Ëard Loreto

    18. Komiteti Shqiptar i Helsinkit

    19. Qendra “Fëmijët Sot”

    20. Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut

    21. Qendra Kombëtare për Shërbime Sociale

    22. Shoqata “Gruaja drejt Integrimit”

    23. Qendra Psiko – Sociale “Vatra”

    24. Qendra Për të Drejtat e Gruas Rome

    25. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar. FSHDPA

    26. Shoqata e Grave Profesioniste dhe Afariste

    27. Qendra “Në Familje për Familjen”

    28. Shoqata Kombëtare e Punonjësve Socialë

    29. Shoqata e Personave që Jetojnë me HIV/AIDS (PLËHA)

    30. Shoqata e Grave me Probleme Sociale

    31. Shoqata Kombëtare “STOP – AIDS”

    32. Shoqata Refleksione

    33. Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara (QSHPLI)

    34. Linja e Këshillimit për burra dhe djem (CLMB);

    35. Linja Kombëtare e Këshillimit për Gra dhe Vajza, 116117;

    36. Qendra “Shërbim Ligjor falas” TLAS.

    37. Shoqata “Zëri i fëmijëve na thërret”

    38. ‘Ad Litem’

    39. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA

    40. ALO 116

    41. Qendra për Zhvillimin e Grave Rurale (CDRË );

    42. Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri

    43. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNL)

    44. Observatori për të Drejtat e Fëmijëve

    45. Strehëza për Gratë dhe Vajzat e Dhunuara

    46. Rrjeti për Demokraci i Gruas Shqipëri

    47. Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes

    48. Qendra “Gratë në Shërbim Publik”

    dhe Rrjeti i Grave "Barazi ne Vendimmarrje"

            UN eomen Albania

 

 

Të fundit