Flash News

KRYESORE

Nobeli vjen në Shqipëri? Lajmi i AFP: Çmimi sivjet do të jetë 'konservator dhe më rrënjë në Europë'. E merr Kadare

Nobeli vjen në Shqipëri? Lajmi i AFP: Çmimi sivjet do të

Rrethet letrare të Stokholmit pajtohen në një gjë, shkruan Agence France-Presse (AFP): Akademia pas të gjitha gjasave do të bëjë sivjet një zgjedhje konsensuale, konservatore, pas përzgjedhjes së vitit të shkuar, aq të diskutuar, që shkoi për legjendën e muzikës, kantautorin Bob Dylan.

"Ajo që ndodhi vitin e shkuar ishte krejt e pazakontë. Këtë vit mendoj se do të jetë një romanicer mashkull ose eseist me rrënjë në Europë. Mendoj se do të jetë e kundërta e Bob Dylan", parashikon Bjorn Wiman, redaktori i Kulturës së gazetës kryesore suedeze 'Dagens Nyheter'.

Ai mendon se Antonio Lobo Antunes i Portugalisë dhe Ismail Kadare nga Shqipëria kanë një shans të mirë. “Të gjithë do të mendojnë 'sigurisht, ata e meritojnë Nobelin' dhe nuk do të ketë objeksione".

 

*Politiko.al sipas një lajmi të AFP

Të fundit