Flash News

KRYESORE

Noizy dhe Stresi dikur miq me njëri-tjetrin, publikohet foto

Noizy dhe Stresi dikur miq me njëri-tjetrin, publikohet foto

Një nga “armiqësitë” më të njohura të showbizz-it është ajo mes Noizy-t dhe Stresit. Dy reperat kanë qenë në një “luftë” me njëri-tjetrin prej shumë kohësh, aq sa është e pamundur që të mos i mendosh si kundërshtarë.

Megjithatë, është zbuluar një fakt që tregon se dy çunat nuk i kanë mbajtur gjithnjë mëri njëri-tjetrit. Gjatë emisionit “Fun Day” në “In Tv”, moderatorja  Fatma Methasani ka zbuluar një foto të dy reperave krah njëri-tjetrit. Noizy-n dhe Stresin është e vështirë t’i bësh bashkë, madje edhe në një foto, por duket se dikur mes tyre ka pasur miqësi.

Të dy të veshur me të bardha shfaqen të afërt. Duke parë këtë foto na shkon ndërmend se cila ka qenë arsyeja që ka bërë që kjo miqësi (që dëshmohet tashmë) të kthehet në një mëri e cila është shtuar nga viti në vit? Kjo ndarje e dy reperave ka bërë që edhe fansat të ndahen në dy klane. Çfarë do të ndodhte nëse një ditë ata do të ktheheshin si në këtë foto?/Blitz

Të fundit