Flash News

KRYESORE

Noka dhe Salianji në terren: Zgjedhjet janë afër, mobilizohuni maksimalisht

Koordinatori i PD-së në qarkun e Elbasanit, Flamur Noka dhe ai i qarkut të Gjirokastrës vijojnë takimet me banorët e zonave, duke përcjellë porositë e kryetarit Basha.

Noka, në një takim në qytetin e Librazhdit ka deklaruar se kjo verë nuk do të ketë pushime për Partinë Demokratike duke filluar organizmin rrënjësor të PD-së në çdo qytet dhe njësi administrative.

Salianji ne takimet me strukturat ka kerkuar që çdo zonë ta konsiderojë këtë periudhe si fushatë elektorale duke zhvilluar takime intensive me anëtarët dhe takime me qytetarët dhe grupet e interesit për të marrë mendime prej tyre te cilat do të perfshihen ne programin e PD.

Në takimet e zhvilluara kane rënë në sy aktivizimi i ish drejtuesve te partise ne vite, ish kryetare degesh, ish ministra, ish deputete.

Të fundit