Flash News

KRYESORE

Noka: Kërkova të merreshin masa për zhargonin e rrugës së kryeministrit, u përjashtova unë

Noka: Kërkova të merreshin masa për zhargonin e rrugës

Deputeti Flamur Noka në një deklaratë për shtyp ka folur për përjashtimin e tij nga Parlamenti. Ai e ka konsideruar si të padrejtë vendimin dhe se ai që duhet të përjashtohej, sipas atij, ishte Kryeministri Rama.

"Insistova për procedurë, të kem të drejtën e fjalës sepse dëgjova kryeministrin të fliste me zhargon rrugë, kërkova fjalën t’i kërkoja kryetarit të Parlamentit të zbatonte rregulloren për të dënuar kryeministrin.

Unë nuk kam fyer asnjë njeri kam dal nga salla i fyer sepse të drejtën që më jep ajo sallë ma ka mohuar kryetari i saj.

Insistimi im nuk quhet fyerje, unë quajta rrugaç njërin që përdor një zhargon rruge në Parlament. Nuk u përjashtua ai që përdori atë fjalor por u përjashtova unë.

Për një gjë ju siguroj që Partia Demokratike nuk do të pranoj këtë sjellje arrogant nga kryetari i kuvendit,"- u shpreh Flamur Noka

Të fundit