Flash News

KRYESORE

Noka: Këtë muaj 11 goditje me eksploziv ndaj jetës dhe ndaj pronës. Vepër e bandave që ndihen të paprekshme

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka reaguar për situatën e rendit në vend. Noka thotë se gjatë këtij muaji kanë ndodhur 11 goditje ndaj jetës dhe ndaj pronës me eksploziv.

Deputeti demokrat shton më tej se këto janë vepër e bandave dhe grupeve kriminale që ndihen të fuqishme e të paprekshme për shkak të lidhjeve me qeverinë.

Postimi i plotë i Flamur Nokës

11 goditje ndaj jetes dhe ndaj prones me eksploziv vetem kete muaj. Ky rekord i zi kriminal po ndodh ne vend, veper e bandave dhe grupeve kriminale qe ndihen te fuqishme e te paprekshme per shkak te lidhjeve me qeverine. Nje panik i vazhdueshem qe ka demtuar rende sigurine e njerezve , te biznesit dhe qe mban larg investitoret e huaj. .. 11 shperthime tritoli ne me pak se 4 jave, jane treguesi i qarte se krimi bashkeqeveris me Edi Ramen dhe sundon kudo ne vend. Kjo qeveri po tregon se nuk eshte zgjidhja per rendin e sigurine .Ajo eshte kthyer ne vete problemin ..Cdo gje tjeter eshte estrade e propagande bajate, si ato me konkurs e veting per policine. Shqiptaret skane cfare presin me, duhet ta gjejne vete zgjidhjen. Rend e siguri ka vetem me largimin e Edi Rames.

Të fundit