Flash News

KRYESORE

Noka: Mos u kufizoni te të sharat, kanceri i krimit duhet shkulur para se të na vrasë

Noka: Mos u kufizoni te të sharat, kanceri i krimit duhet shkulur para se

Ish deputeti i PD-së Flamur Noka kërkon që çështja e vjedhjes së zgjedhjeve të mos ngelet tek fjalori banal i pushtetarëve. Sipas tij, situata është kritike dhe kanceri i qeverisë së krimit duhet shkulur para se të na vrasë të gjithëve.

Në profilin tij në Facebook, Noka shkroi se është momenti që të mos bëhemi pjesë e propagandës së Bablokut të bandave të Dibrës e të gjithë Shqipërisë.

Statusi

Ka një përpjekje te vrullshme te pushtetit për të ngushtuar çështjen e vjedhjes se zgjedhjeve në Dibër tek fjalori banal i pushtetarëve te majmur me paratë e drogës dhe te korrupsionit.

Ky eshte momenti qe te mos behemi pjese e propagandes se Bablokut te bandave te Dibres e te gjithe Shqiperise.

Pergjimet e publikuara nga Bild nxjerrin qarte si kristali:

Se Shteti eshte shnderruar ne bande

Se bandat e droges blejne votat dhe e komandojne pushtetin.

Keto dy fakte te renda dhe jo banaliteti i fjalorit te pushtetareve ka tronditur shqiptaret dhe miqte e huaj.

Shqiptarët jane te tronditur e te neveritur

Se ministra e deputete perdorin shefin e policise si komisar politik

Se Shefi i policise betohet e perbetohet per besnikeri politike ndaj Partise

Se Ministra e deputete i premtojne karriere shefit te policise si shperblim per masakren elektorale.

I premtohet karriere shefit te policise te Dibres, qe eshte edhe shef policie, edhe bos plantacionesh i hashashit, i dokumentuar ne listat e SHISH.

Kjo eshte gjëma qe kane sot ne dere shqiptaret. Ky eshte kanceri qe duhet shkulur, perpara se te na vrase te gjitheve.

Duhet bere sot. Neser do te jete vone!

Të fundit