All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Noka: Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë janë përmendur emra konkret të lidhur me krimin

Noka: Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë janë
All - Paragraf - 1

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka sqaruar në emisonin “Kjo Javë” në News 24 iniciativën e dnërmarr nga disa deputetë të opozitës ku i dërguan një letër Presidentit ku kërkonin deklasifikimin e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

All - Paragraf - 3

Ndoka tha se në dijeninë e opozitës në këtë mbledhje është folur me emra konkret që kanë lidhje me trafikun e drogës.

“Qeveria është kapur dhe u nxor në pah se doli me paratë e krimit. Ne besojmë se ka të dhëna konkrete, zbardhja e të cilave hedh dritë dhe është urgjente. Në dijenë tonë është folur për emra konkretë, ku ka emra të njohur të përshirë në trafikun e drogës. Për të qenë transparent ne ndërmorëm këtë iniciativë, ku i dërguam presidentit kërkesën për zbardhjen e saj. Arsyet se pse u refuzua kërkesa nga Presidenti nuk e di, por ne do vazhdojmë të këmbëngulim për zbardhjen e asaj mbledhje. Po të zbardhet ajo mbledhje dalin në dritë shumë gjëra. I bëj thirrje Prokurorisë të kërkojë të njëjtën gjë nga Presidenti për zbardhjen e mbledhjes së Këshilli të Sigurisë Kombëtare”, tha Flamur Noka.

 

 

 

Të fundit