Flash News

KRYESORE

Noka provokon Gjebrean: Kanë dalë emra konkretë, apo jo zonja ish-zv/ministre? Deputetja: Nuk më flet dot mua ashtu ti...

Noka provokon Gjebrean: Kanë dalë emra konkretë, apo jo zonja

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë është shoqëruar me përplasje mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës. Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka provokuar kolegen socialiste, Elona Gjebra kur u shpreh se “Kanë dalë emra konkret, apo jo zonja ish-zv/ministre?”, duke iu referuar bandës së Habilajve.

Ish-zv/ministrja e Brendshme ka replikuar e tensionuar ndaj Nokës: “Çfarë do të thuash ti me këtë? Nuk më flet dot mua ashtu ti. As më intimidon fare. Absolutisht.”

Emri i deputetes së PS po përflitet si personi i radhës që do të merret në pyetje nga Prokuroria pasi rezulton se ka udhëtuar me makinën në pronësi të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por që përdorej nga trafikantët e bandës Habilaj.

E pyetur për këtë çështje, Gjebrea reagoi ashpër edhe ndaj gazetarëve që e prisnin jashtë sallës së Komisionit të Sigurisë.

Çështja ‘Habilaj’, Gjebrea përplaset me gazetarët: Ti moj vajzë s’je prokurore të më pyesësh mua!  

Të fundit