Flash News

KRYESORE

Noka sherr me Felajn në Komisionin e Sigurisë: "Çohu! Salmonela!” Largohet kryetarja

Noka sherr me Felajn në Komisionin e Sigurisë: "Çohu!

Në Komisionin e Sigurisë, pak minuta më parë janë zhvilluar debate mes kryetares Ermonela Felaj dhe deputetit demokrat Flamur Noka. Sherri nisi pasi Noka kërkoi fjalën për të diskutuar në lidhje me situatën e përmbytjeve, mirëpo Felaj i ka hequr mikrofonin.

“Nëse nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme gishtin do të marrin qytetarët. Ajo që është e dukshme është e neveritshme” u shpreh Noka duke e quajtur Felaj, Salmonela.

Pjesë nga debati:

Noka: A ka mundësi kur të kërkoj unë fjalën mos të thoni njeri. Felaj: Turp Noka: Pusho, s’ka nevojë me të dhënë llogari ty, sa ka pasur si puna jote këtu dhe sa do ketë. Mos iu bëni hile qytetarëve. Ju ju keni fut gishtin qytetarëve dhe nuk i shpërbleni, do merrni gishtin mbrapa. Fjalën s’ma ndalon dot mua jo Salmonela, po askush. O çun, pusho, ec aty.

Braimllari: E turpshme që të ikë mazhornaca nga komisioni. Jeni totalisht të corientuar dhe nuk ju interesojnë situatat e qytetarëve. Nuk është e vërtetë që përmbytjet kanë qenë më të pakta, por nuk i raportoni dhe i fshihni. Kjo tregon papërgjegjshmërinë tuaj.

Salianji: S’ka ndodhur ndonjëherë në historinë e parlamentarizmit që mazhoranca të braktisë detyrën se i kërkohet llogari nga opozita, nëse do dëmshpërblehen qytetarët. Asnjëherë nuk jemi bashkë dhe as nuk do të jemi, sepse këta mendojnë se e kanë qeverinë për të vjedhur vota. Ministrja të vijë e përgatitur. 

Të fundit