Flash News

KRYESORE

Noka: Vettingu nis nga lart-poshtë, të përfshihet edhe Rama me Xhafën

Noka: Vettingu nis nga lart-poshtë, të përfshihet edhe Rama me

Partia Demokratike mbështet në parim vettingun në radhët e policisë. Gjatë diskutimeve në komisionin e Sigurisë të projektligjit për vetting-un në polici, nënkryetari Flamur Noka u shpreh sot se projektligji në fjalë nuk mund ta zgjidhë situatën sepse zgjidhja nuk vjen kurrë nga poshtë–lart por nga lart-poshtë.

“Si mund t’i kërkojmë një polici të thjeshtë llogari për hashashin kur kemi një kryeministër mbush hundët me kokainë? Si mund t’i kërkojmë një polici pse ka një kushëri të implikuar apo të përzier në një histori trafiku apo bande kriminale kur ke ministrin e Brendshëm me vëlla të dënuar për trafik ndërkombëtar droge? Pra, ky formular, ky veting duhet të fillojë nga lart-poshtë, nga ata që e shkaktuan dhe e sollën në këtë gjendje dhe duhet të vazhdojë pastaj deri tek polici i thjeshtë”, u shpreh Noka.

Deputeti i PD-së shtoi më tej se nuk ka ndodhur ndonjëherë që të jenë në kërkim më shumë ish-drejtorë policie sesa kriminelë.

“Opozita në parim nuk është kundër, por ky ligj që keni sjellë nuk është i mjaftueshëm, është thjesht një shou propagandistik për t’i larë fytyrën që ja keni baltosur dhe njollosur policisë”, përfundoi Ndoka.

 

Të fundit