Flash News

KRYESORE

'Non grata' në SHBA, socialistët zgjedhin Vangjush Dakon në Asamblenë Kombëtare

'Non  grata' në SHBA, socialistët zgjedhin Vangjush Dakon

Në ditën e tretë të zhvillimit të punimeve, Kongresi i Partisë Socialiste ka zgjedhur sot anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të kësaj force politike.

PS ka shpërndarë të dhënat, sipas të cilave pjesëmarrja në votim ka qenë 85.3%, ose e thënë ndryshe kanë votuar 1242 delegatë, nga 1456 të tillë, të cilët kanë zgjedhur 135 delegatët e Asamblesë Kombëtare.

Emri që bie në sy është ai i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, i cili ështyë shpallur non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë se disa ditë më parë  Kryeministri Edi Rama mbrojti Dakon, gjatë një debati me gazetarin Robert Rakipllari, në emisionin ‘Opinion’, në të cilin deklaroi se pavarësisht akuzave, Dako ka qenë dhe do vijojë të jetë miku i tij, edhe sikur nesër ai të përfundojë pas hekurave.

Të fundit