Flash News

KRYESORE

‘Non grata’ nga SHBA, Rama e thotë troç: Dako do jetë miku im, edhe sikur nesër të shkojë në burg

‘Non grata’ nga SHBA, Rama e thotë troç: Dako do

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur sërish Vangjush Dakon, ish kreun e bashkisë së Durrësit, i cili u shpall ‘non grata’ nga SHBA, si dhe një vit më parë doli në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild, i akuzuar për shitblerje votash.

Gjatë një debati me gazetarin Robert Rakipllari, në emisionin 'Opinion', Rama deklaroi se pavarësisht akuzave, Dako ka qenë dhe do vijojë të jetë miku i tij, edhe sikur nesër ai të përfundojë pas hekurave.

Rama: Ka qenë, është dhe do jetë miku im, që të jesh i qartë ti

Rakipllari: Edhe i korruptuar sic thotë Departamenti i Shtetit...

Rama: S’mi përcakton  Departamenti i Shtetit mua se kë kam mik e kë s’kam mik, por morali im dhe bindja ime. Edhe në burg të shkojë nesër, do jetë miku im. Por me Dakon ama nuk kam bërë kurrë as s’me ka kërkuar, asnjë shkelje të ligjit të republikës.

Rakipllari: E mbrojte kur ishin përgjimet e Bild, kur thoshte hajde marrim ato listat...

Rama: Ca listash, je në vete?

Rakipllari : Duke qenë miku juaj, drejtësia stepet për ta kapur.

Rama: Nuk ka stepje të drejtësisë në raport me këtë sepse ju bëni moral shqiptarëve dhe ju hiqeni sikur keni të drejta morale dhe superioritet mbi politikanët sidomos, por s'keni asnjë shans të më bëni moral mua.

Të fundit