Flash News

KRYESORE

Nora Istrefi për “bashkëpunimin” me Irkenc Hykën: Kënga nuk është bërë kurrë për mua që të jetë e anuluar

Nora Istrefi për “bashkëpunimin” me Irkenc Hykën:

Këngëtarja Nora Istrefi në rrjete sociale pak javë më parë lajmëroi një bashkëpunim muzikor me Irkenc Hykën me këngën e titulluar ‘Tymi i dashurisë’.

Më pas këngëtari lajmëroi se kënga do të vinte ndryshe pasi Nora nuk do të ishte pjesë e krijimit muzikor.

Kjo situatë ngjalli dyshime mbi shkaqet që e shtynë këngëtaren të mos jetë pjesë e projektit, dhe e kontaktuar nga “Prive”, Nora sqaroi të gjithë ngjarjen.

‘Kënga nuk është bërë kurrë për mua që të jetë e anuluar. Në këngën e këngëtarit në fjalë, me ftesën e tij kam provuar të futem në këngë si mysafire dhe në video po ashtu, por ishte diçka që nuk i flinte natyrës sime, as personalitetit e as zhanrit. Kaq e thjeshtë, provon diçka, e sheh që nuk është për ty dhe tërhiqesh. Se besoj që është krim”, ka thënë këngëtarja duke qeshur.

 

Të fundit