Flash News

KRYESORE

Nora Malaj flet për realizimin e objektivave në arsim: Buxheti është i ulët, mungon dëshira për zhvillimet në këtë fushë

Nora Malaj flet për realizimin e objektivave në arsim: Buxheti

Pas miratimit të buxhetit për arsimin, deputetja e LSI-së Nora Malaj ka folur duke e cilësuar atë të një niveli shumë të ulët. Malaj shprehet se kemi një shifër shumë të papërfillshme për kërkimet shkencore  dhe se mundësia për të realizuar objektivat e sistemit në arsim është pothuajse e pamundur.

 E ftuar në “Kolaudim” në In Tv, ish-zëvendës ministrja e Arsimit, Nora Malaj, u shpreh se zhvillimi i arsimit në vend nuk është një çështje politike ndaj ajo kërkoi bashkëpunimin me të gjithë qytetarët për të arritur një nivel më të lartë të tij për një të ardhme më të mirë jo vetëm të fëmijëve por edhe të vendit.

“Kemi rënie të buxhetit për arsimin, kemi një shifër shumë të papërfillshme për kërkimin shkencorë.

Mundësia për të realizuar objektivat është pothuajse e pamundur. Ju e patë që buxheti u aprovua por pa prezencën e opozitës siç ndodh gjithmonë. Kemi detyrim ligjor për të bërë transparencën e të ardhurave, por ajo që vumë re ne është se nuk ka një dëshirë të mirë për të rritur nivelin e arsimit. Buxheti është bërë i pastudiuar, jo më që po ta shikosh atë është shumë larg mundësive të arsimit.

Do të doja që e gjithë shoqëria ë bëhet pjesë për të ndryshuar sistemin e arsimit, kjo pasi nuk ka të bëjë me politiken por me të ardhmen e fëmijëve dhe të vendit”,-tha Nora Malaj.

 

Të fundit