Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nordikët dhe gjermanët anulojnë rezervimet në Shqipëri, operatorët turistikë: Situata është dramatike
Teksa Shqipëria muajt e fundit ka qenë shpesh në mediat e huaja, këtë herë jo për bukuritë e saj, por për protestat, tymin dhe gazin lotsjellës, efektet kanë filluar të ndihen fort në stepjen e të huajve për të ardhur në vendin e shqiponjave.
“Situata është dramatike”, pohon për ‘Monitor’, Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar dhe drejtor menaxhues tek ‘Happy Tours Albania’, që bashkëpunon me agjenci të shumta si ato të vendeve nordike, polake, çeke etj. “Partnerët tanë janë shumë të shqetësuar nga anulimet që po bëjnë klientët e tyre”, pohon ai. Ndonëse nuk mund të thotë ende numra, Kasa shton se agjencitë partnere kanë marrë shumë kërkesa për anulimin e rezervimeve.
Anulimet janë kryesisht nga vendet nordike dhe nga Gjermania.
Nordikët ishin një risi për turizmin shqiptar, që shfaqën interes që vitin e kaluar. Rezervimet e tyre nisin nga maji dhe mbyllen deri nga java e parë e tetorit. Fillimisht do të nisë me një charter në javë dhe në kulmin e sezonit planifikohen pesë chartera në javë.
“Partnerët tanë po mundohen që t’i qetësojnë dhe janë në pritje të zhvillimit të ngjarjeve”, pohon Kasa.
Të njëjtën tendencë negative e konfirmon dhe Zak Topuzi, nga Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit. “Ka shumë anulime grupesh”, pohon ai. “Ka dhe anulime në konferenca e trajnime”. Topuzi shton se po vazhdoi kjo situatë, nuk mund të presim asgjë të mirë.
Vitet e fundit Shqipëria pa një rritje të ndjeshme të interesit të turistëve të huaj, teksa mediat e huaja filluan të shkruajnë pa fund për bukuritë e vendit dhe pas krizës së para pak viteve në Turqi, operatorët turistikë ishin në kërkim të destinacioneve të reja. Në 2018-n, vendin tonë e vizituan një numër rekord prej 5.93 milionë të huajsh, me një rritje prej rreth 16% në raport me vitin e mëparshëm. 97% e tyre kanë ardhur për qëllime turizmi dhe për vizitë tek të afërmit dhe pjesa tjetër për biznes, trajtime shëndetësore, qëllime fetare apo për transit, sipas të dhënave të INSTAT.
Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se të huajt që vizitojnë vendin, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë për vizitë tek të afërmit dhe qëllime turistike, shpenzuan 1.86 miliardë euro në 2018-n, edhe ky një nivel rekord, me një rritje prej 8.8% me bazë vjetore.
Kasa ka pohuar më herët se ne si tur-operatorë kemi dhjetë chartera në javë nga Polonia, dy nga Çekia dhe një nga Sllovakia. Rezervimet e këtyre të fundit janë bërë sipas konceptit “all inclusive”, pra të gjitha të përfshira. “E reja e këtij viti janë turistët nga vendet baltike, pra Letoni, Lituani dhe Estoni. Është një partneritet me operatorë që janë në këto vende dhe që kanë futur edhe Shqipërinë si destinacion në paketat e tyre dhe ka pasur një lloj interesi. Përveç këtyre, vijojmë të kemi interes nga tregu gjerman dhe zviceran, por këto nuk janë kontrata me garanci.
Janë kontrata që merren me premtimin që do të zihen në sezon, bëhet rialokimi i dhomave, por ka një afat për lirimin e tyre. Dy javë apo tre javë para kohës së rezervimit, mund të bëhet anulimi i tyre dhe nuk ka penalitet për operatorin, nëse ky i fundit nuk ka arritur ta shesë. Edhe ky grup ka ardhur me konceptin “shtrat dhe mëngjes””.
Por, ky shans i madh i Shqipërisë me turizmin duket se do të zbehet, teksa politika po vijon në mënyrë të papërgjegjshme që të mos arrijë në një konsensus për të mirën e vendit.
Edhe pa frikën që kanë krijuar protestat, turizmi në vend po përballej me probleme të tjera të brendshme, si infrastruktura e dobët, apo dhe konkurrenca nga shtetet e tjera.
Kasa thotë se dy ditë më parë erdhën 3 charterat e parë nga vendet nordike për pushime në zonën e Golemit, por pamja e parë që u doli përpara në destinacionin ku do kalojnë 1 deri në 2 jave pushime ishte një turp i madh, rruga dytësore nëpër të cilën kalonte autobusi për ti dërguar nëpër hotelet e rezervuara, u jepte përshtypjen se po shkonin në ndonjë Kandahar, jashtë çdo standardi turistik bashkëkohor.
Ai paralajmëron se për shkak të këtij imazhi operatorët e njohur ndërkombëtarë që aktualisht operojnë në Shqipëri si Der Turistik, Apollo Nordik,Tui, Nowa Itaka, Rimbow, Exim Tours etj, ndoshta duke filluar nga viti tjetër do të hedhin sytë nga tregjet e rajonit që nuk i kanë këto probleme dhe që iu krijojnë më shumë facilitete,të cilat kanë politikat e subvencioneve, që fillojne nga 25 euro për çdo turist që konsumon minimumi 3 netë qëndrim,që përfitojnë Operatorët Incoming, në mënyrë që të stimulohet prurja e turisteve të huaj, aplikojnë taksa të ulëta aeroportuale për avionët charter me qëllim tërheqjen e këtyre fluturimeve drej aeroprteve të tyre për të garantuar qëndrueshmërinë e vendeve të tyre si destinacion. Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
