Flash News

KRYESORE

"Notre Dame on fire", reagimet e artistëve në gjithë botën

"Notre Dame on fire", reagimet e artistëve në gjithë
Një nga monumentet më të dashura dhe më të famshme të Francës, Katedralja e Notre Dame është përfshirë nga flakët. Lajmet që kisha ikonike është përfshirë nga flakët po pasqyrohen në gjithë botën dhe kjo lë trishtim tek të gjithë, edhe ata që nuk e anë vizituar ndonjëherë. Në veprat letrare e artistike e kanë hasur dhe është e pashmangshme mos të ndjesh dhimbje për humbjen e një vepre që mbart mbi supe rreth 850 vite histori. Artistë e figura të njohura kanë reaguar pas lajmit të zjarrit në Notre Dame në Paris, si Dua Lipa, Idris Elba, Melania Trump, këngëtarja Elle e shumë të tjerë. Idris Elba: Nuk mund ta besoj atë që po ndodh në Notre Dame. Melania Trump: Më është thyer zemra për parisienët pas pamjeve të zjarrit në Katedralen Notre Dame. Dua Lipa: Gjithë kjo histori u shemb mu para syve tanë. Zemërthyer për Notre-Dame dhe Parisin. Reagime të tjera:

Të fundit