Flash News

KRYESORE

'Nuk bëhet fjalë për tullat, por për shpirtin e lirë të njerëzve'/ Aleanca për mbrojtjen e Teatrit protestë para bashkisë

'Nuk bëhet fjalë për tullat, por për shpirtin e

Pjesëtarë nga aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ndodhen përpara bashkisë së Tiranës me kërkesën për informacion mbi projektin e teatrit.

Regjisori Robert Budina në një prononcim për mediat u shpreh se ka terr informativ mbi projektin për ndërtimin e godinës së re të Teatrit dhe paralajmëroi se alenca do t’i shkojë deri në fund kërkesës për zbardhjen e informacionit.

“Ne kërkojmë informacion, ka terr informativ. Nuk bëhet fjalë për tullat  e teatrit, por për shpirtin e lirë të njerëzve që kërkojnë demokraci. Ne po përpiqemi ta mbajmë në këmbë teatrin përmes demokracisë. Për herë të parë qytetarët përmes një lëvizjeje të pastër arritën të venë në lëvizje njerëz.

Ne duhet të mësojmë që të kemi reagim qytetar. Ndaj jemi këtu, ne informacionin do ta marrim dhe ne do ti shkojmë deri në fund.

Në fund të ditës ne do ti lemë diçka njerëzve. Është pastërtia e atyre njerëzve që rrinë natë e ditë në të ftohtë dhe ata e e meritojnë një sukses”, u shpreh Budina.

Të fundit