Flash News

KRYESORE

Nuk bindi Barcelonën II, por ish-mesfushori i Tiranës do luajë në La Liga

Barcelona B nuk do të blejë kartonin e ish-mesfushorit të Tiranës, Merveille Ndockyt, që ishte i huazuar te katalanasit për 6 muaj nga Getafe.

Por, kjo nuk e ka merzitur aspak Ndockyt, i cili sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e elitës së futbollit spanjoll, pasi Getafe ka arritur të ngjitet në La Liga. Shtatshkurtri do të ketë mundësi të sfidojë ekipe dhe futbollist të njohur, si: Mesi, Griezman, Benzema e të tjerë.

Ndockyt u aktivizua me bardhëeblute e kryeqytetit në sezonin 2016/17, ku në 29 ndeshje realizoi 5 gola, duke qenë i preferuari i tifozave.

20-vjeçari ka lindur në Kongo dhe eshtë kapiten e kombëtares së vendit të tij.

Të fundit