Flash News

KRYESORE

Nuk deklaruan pasurinë, gjobiten 112 zyrtarë të lartë

Nuk deklaruan pasurinë, gjobiten 112 zyrtarë të lartë

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, kryeinspektori Shkëlqim Ganaj deklaroi se 112 zyrtarë të lartë janë gjobitur pasi nuk kanë deklaruar pasurinë gjatë vitit 2018.

Personat e gjobitur janë të të gjitha niveleve drejtuese, ndërsa në prokurori janë referuar 50 raste.

“Në të njëjtën kohë inspektoriati i lartë ka vijuar me zbatimin me korrektësi të 3 ligjeve bazë duke referuar pranë organit të prokurorisë, strukturave të hetimit tatimor, strukturave të policisë së shtetit, drejtorisë së përgjithshme të parandalimit të pastrimit të parave 53 raste, duke aplikuar edhe 112 masa administrative me gjobë ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë”, u shpreh Gjana.

Më tej kryeinspektori i ILDKPKI ngriti si shqetësim edhe mosfunksionimin e ligjit të sinjalizuesve.

Të fundit