Flash News

KRYESORE

Nuk dha penallti në ndeshjen Serbi – Zvicër, FIFA përjashton arbitrin gjerman

Nuk dha penallti në ndeshjen Serbi – Zvicër, FIFA

FIFA ka përjashtuar gjyqtarin gjerman Felix Brych nga Botërori, pas vetëm një ndeshje arbitrimi, atë mes Zvicrës dhe Serbisë në të cilën ai u kritikua që nuk i dha një penallti Serbisë. Madje serbët bënë ankesë zyrtare për këtë dhe protestuan ashpër në FIFA pasi ajo ndeshje ja humbi eliminimin në Rusi.

“Eksperienca ime dhe e klubit tim në Kupën e Botës është natyrisht një zhgënjim. Por jeta vazhdon dhe ne duhet të vijojmë përsëri,” tha Brych, në një deklaratë, Përballja Zvicër Serbi përfundoi me fitoren e helvetëve 2 me 1.

Ky është rasti i parë pas 36 viteve, që në Botëror nuk do të ketë asnjë gjyqtar gjerman.

Arbitrët kandidatë për finalen e Botërorit konsiderohen Malan Diedhioi dhe Alireza Faghani nga Irani. Holandezi Björn Kuipers do të referojë ndeshjen Angli – Suedi ndërsa Nester Pitana do të referojë çerekfinalen Uruguai – Francë.

Rasti i penalltisë që nuk u akordua nga Brych:

https://www.youtube.com/watch?v=zJAT4e7eh2Y

Të fundit